English

Vrasje në Laprakë, zbardhet identiteti i të riut të ekzekutuar dhe të dyshuarit

Tiranë, 18 Korrik 2010 NOA Update 22:04:40 – Një vrasje ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen Laprakë të Tiranës, i bënë të ditur agjencisë NOA, burime jozyrtare policore.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali që ndodhet në këtë zonë pranë rrugës “Don Bosko”.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje, fare afër Spitalit Ushtarak dhe po përpiqen të zbardhin rrethanat e krimit.

Nga hetimet e para bëhet fjalë për vdekjen e një djali rreth 20 vjeçar, i identifikuar si Gëzim Marku, banor i zonës i cili është qëlluar me armë zjarri në kokë duke mbetur i vdekur në vend.

Policia e shumtë në numër ka nisur hetimet në vendngjarje dhe kërkimet për kapjen e të dyshuarit Artur Lleshi, por nuk ka konfirmuar ndalimin e tij.

Dyshohet se një djalë nga Lapraka, Artur Lleshi, ka qëlluar me pistoletë duke i marrë jetën Gezim Markut, pak pasi e kishte takuar ate per t'u sqaruar, sikunder edhe ishte kerkuar takimi prej te dyshuarit.

Ne tavolinen e lokalit, gjendeshin per disa minuta, i dyshuari Artur Lleshi, motra e tij si dhe Gezim Marku. Ne nje moment, motra e Lleshit eshte larguar. Pak me pas eshte degjuar shkrehja e armes se zjarrit.

Policia ka shoqëruar për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, motrën e të dyshuarit. Paraprakisht besohet se probleme mes vajzës dhe viktimës mund të jenë pikënisja e tragjedisë.

Burime të tjera jozyrtare policore aludojnë se prishja e mundshme e fejesës ka sjellë në konflikt mes dy kunetërve dhe më pas vrasjen e njërit prej tyre.

r.n/NOA

KOMENTE