English

Zbardhen shkaqet e tragjedisë rrugore me 14 të vdekur

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Tiranë, 18 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit të rëndë, ndodhur gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan, rezulton se gjendja e rrugëve ishte e rregullt, konfirmoi para pak çastesh për agjencinë NOA një burim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në këtë mënyrë bie hipoteza e disa prej dëshmitarëve dhe deklarimeve paraprake të hetimit se ngjarja mund të kishte ardhur për shkak të rrugës së keqe.

“Nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht”, - deklaruan zyrtarisht burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim, ndërkohë gjendja e rrugëve ishte e rregullt.

Kurse konfirmohet se nga raporti i lëshuar prej Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk rezulton që drejtuesi i mjetit të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit.

Ndërkohë nga pyetja e dëshmitarëve nuk rezulton të ketë pasur mjet tjetër në momentin e ndodhjes së aksidentit.

Grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë i kryesuar nga Prokurori i rrethit Pukë, ka konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Zef Mark Frroku (Gjergji).

“Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident”, ka deklaruar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

r.b/NOA

Personat që kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë:

1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini

4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë

5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras

6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,

8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë

9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,

10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan

11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë

12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë

13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë

14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë

Zbardhen shkaqet e tragjedisë rrugore me 14 të vdekur

Berisha te familja Marku: Fatkeqësia, të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet në familjet e viktimave, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me Shqipërinë dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi i tij në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme edhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare

KOMENTE