English

Afganistan - Të Paktën Dy Ushtarë Amerikanë Dhe Gjashtë Afganë Të Vrarë Në Jug Të Vendit

KABUL, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën dy ushtarë amerikan dhe gjashtë policë afganë u vranë sot nga shpërthimi i dy bombave artizanale në jug të Afganistanit, njoftuan NATO dhe autoritetet lokale. ''Dy ushtarë amerikanë humbën jetën nga dy shpërthime në jug të vendit'', theksoi pa dhënë shumë detaje komandanti i NATO-s në Kabul. Rreth 58 ushtarë të huaj kanë humbur jetën që prej fillimit të muajit në kuadër të operacione ushtarake në Afganistan. Këta të vdekur e çojnë në 380 numrin e ushtarëve të huaj të vrarë në Afganistan që prej fillimit të vitit. Në të njëjtën kohë, gjashtë policë afganë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një mine artizanale gjatë kalimit të makinës së tyre në provincën e Kandaharit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE