English

Athina: Situata Në Qipro E Papranueshme 36 Vjet Pas Pushtimit Turk

ATHINË, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Situata në Qipro është e papranueshme, 36 vjet pas pushtimit turk të një pjese të ishullit dhe i duhet dhënë fund ndarjes, deklaroi sot ministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Drucas. "Rreth 36 vjet pas pushtimit turk, situata aktuale në Qipro është e papranueshme dhe duhet që kjo të marrë fund dhe të gjithë trupat turke të largohen nga ishulli'', theksoi Drucas, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun qipriot, Markos Kiprianu, në vizitë zyrtare në Athinë. Qiproja është ndarë që prej 20 korrikut 1974, kur Turqia pushtoi pjesën veriore të ishullit pas një grushti shteti nxitur nga nacinalistët qipriotë grekë mbështetur nga junta e kolonelëve që ishin në pushtet në atë kohë në Athinë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE