Austri - Sida - Obsh: 5,2 Milionë Pacientë Janë Duke U Kuruar
VJENË, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Rreth 5,2 milionë persona seropozitivë kuroheshin kundër virusit HIV në fund të vitit 2009, mësohet nga të dhënat e fundit të publikuara sot në Vjenë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në kuadrin e konferencës së 18-të ndërkombëtare për SIDA-n.
Në fund të vitit 2008, ishin katër milionë persona që merrnin mjekime. Në vitin 2009, 1,2 milionë filluan të marrin antitrupa, gjë që e rriti shifrën e përgjithshme në 5,2 milionë persona. "Kjo është rritja më e madhe brenda një viti", shprehu kënaqësinë Hiroku Nataktani, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i OBSH-së për SIDA-n.
Një trajtim me antitrupa mund ta bëjë virusin të pakapshëm, por nuk e shkatërron asnjëherë plotësisht: ai mbetet i bllokuar në rezervuarë nga të cilët nuk janë gjetur ende mënyrat për t'i nxjerrë.
/I.Pu.