English

Axhenda Ndërkombëtare 19 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS - Një rrjedhje tjetër është zbuluar si dhe "disa anomali të tjera" pranë pusit që kompania BP arriti ta mbajë të bllokuar që prej të enjtes për herë të parë që prej shfaqjes së shtresës së naftës në prill, në gjirin e Meksikës. Seancë publike për një komision hetimor lidhur me shkaqet e shpërthimit që shkaktoi në Gjirin e Meksikës shtresën më të madhe të naftës në historinë e Shteteve të Bashkuara. UASHINGTON - Konferencë e Kenneth R. Feinberg, i ngarkuar me administrimin e fondeve prej 20 miliardë dollarësh që qeveria i ka dhënë kompanisë së naftës BP për të dëmshpërblyer viktimat e shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës. VJENË - Dita e dytë e konferencës së 18-të ndërkombëtare për SIDA-n që vazhdon deri më 23 korrik dhe që organizohet çdo dy vjet nga Shoqëria Ndërkombëtare për SIDA-n, IAS, gjatë të cilës më tepër se 20 000 shkencëtarë, mjekë dhe anëtarë shoqatash diskutojnë për pista të reja në luftën kundër një sëmundjeje që shkakton akoma dy milionë të vdekur në vit dhe ka sjellë vdekjen e 25 milionë personave që prej shfaqjes së saj. TË TJERA -------------- ISLAMABAD - Shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton, njofton disa projekte të rëndësishme ndihme amerikane për Pakistanin, një nga aleatët kryesorë strategjikë të Uashingtonit në rajon. KALKUTA - Më tepër se 50 persona kanë gjetur vdekjen nga një përplasje mes dy trenave në lindje të Indisë, shkaqet e të cilit nuk dihen ende dhe bilanci i viktimave mendohet të rëndohet. BRUKSEL - Presidenti i Zvicrës Doris Leuthard, viziton Brukselin ku do të takohet veçanërisht me presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso. BRUKSEL - Komisioni Evropian organizon deri të martën një konferencë për politikën e përbashkët bujqësore pas vitit 2013. BUDAPEST - Ndjekje e ecurisë së valutës hungareze, forinta, dhe e vendimit të bankës qendrore për vlerën e këmbimit, pasi FMN-ja dhe BE-ja paralajmëruan të shtunën qeverinë konservatore hungareze se duhet të marrë "vendime të vështira" për të përmirësuar financat publike. GJENEVË - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, hap konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve që vazhdon deri më 21 korrik dhe që organizohet nga Bashkimi Ndërparlamentar, UIP. Më tepër se 150 kryetarë parlamentesh të botës pritet të marrin pjesë. /I.Pu.
KOMENTE