Partesh, 19 Korrik, NOA - Kandidati Nenad Cvetkoviç, nga Nisma qytetare “Zaviçaj”, ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës në Partesh, zhvilluar ditën e djeshme.
Lajmi u konfirmua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe organizatat joqeveritare, sipas të cilave, Cvetkocviç fitoi gjithsej 58 përqind të votave, ndryshe nga rivali i tij, Todor Mirkoviç, nga Lista unike serbe, i cili ka fituar 42 përqind të tyre.
Ndërsa thuhet se në këtë raund të dytë zgjedhor, pjesëmarrja e elektoratit në zgjedhje ishte në nivelin prej 55 përqind.
Komuna e Parteshit është formuar në bazë të planit për decentralizimin të ish-emisarit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari dhe me zgjedhjet brenda saj, në këtë komunë përfundon krijimi i komunave të reja serbe.
Sipas të dhënave statistikore, në këtë komunë kanë të drejtë vote 3.508 qytetarë.
n.e/NOA