English

Be-Ja I Vendos Kushte Kroacisë Për Sistemin E Drejtësisë Për Negociatat Për Anëtarësim

M ZAGREB, 19 korrik /ATSH-MIA/ - Bashkimi Evropian i vendosi Kroacisë plotësimin e 21 kushteve nëse dëshiron të mbyllë bisedimet për anëtarësim përsa i përket sistemit të drejtësisë deri në fund të vitit, me qëllim që në fillim të vitit 2011 të nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësim në BE. Sipas medias kroate, mbi 90 për qind e këtyre kushteve kanë të bëjnë me politikën qeveritare ndaj drejtësisë. Mes kushteve, siç njofton gazeta kroate "Veçernji list", janë sigurimi i kapaciteteve për zbatimin e reformave në drejtësi, forcimi i punës i Këshillit Shtetëror Gjyqësor dhe i Këshillit Shtetëror të Avokatëve dhe përshpejtimin e procedurave gjyqësore. Mes të tjerash, BE-ja kërkon edhe kompjuterizimin e punës së gjykatave, rendimentin e tyre, evidencën për gjykimet për krimet ushtarake, shtimin e kompetencave të Zyrës për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK) dhe rritjen e efikasitetit dhe depolitizimit të policisë dhe administratës shtetërore./ a.jor.
KOMENTE