English

Be-Ja Nis Bisedimet Me Armeninë Për Asocim

EREVAN, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian filloi negociatat me Armeninë përpara arritjes së një marrëveshjeje asocimi për forcimin e lidhjeve mes bllokut evropian dhe ish-republikës sovjetike, njoftoi sot një zyrtar evropian që nga Erevani, kryeqyteti i Armenisë. "Marrëveshja do të thellojë bashkëpunimin politik dhe integrimin ekonomik të Armenisë në BE", bëri të ditur kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Gunnar Vigard, në një konferencë shtypi. "Është një arritje historike dhe një marrëveshje shumë ambicioze që do ta bëjë Armeninë më tërheqëse për investitorët evropian dhe do të forcojë tregtinë dhe demokracinë në vend", shtoi ai. Zëvendësministrja e Jashtme armenase Karine Kazinian pranoi se kalendari i këtyre bisedimeve mbetet i hapur: "Është e vështirë të thuhet se kur do të përfundojnë ato", deklaroi ajo. Marrëveshjet e asocimi bëjnë të mundur krijimin e një kuadri bashkëpunimi në fushat politike dhe ekonomike mes BE-së dhe vendeve të treta. Bisedime të tilla kanë filluar tashmë në ish-BRSS me Moldavinë dhe Ukrainën dhe që prej javës së fundit me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin. /I.Pu.
KOMENTE