Shkodër, 19 Korrik, NOA – Disa shtëpi janë përfshirë nga flakë të mëdha zjarri i cili po përhapet me përmasa të mëdha në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja sapo është konfirmuar nga burime policore të qytetit verior për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat bëjnë me dije se zjarri po përhapet në mënyrë të pakontrolluar rreth zonës ku ai u shkaktua.
Ndërkaq, mësohet se trupat dhe automjetet zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të shuar zjarrin, i cili siç raportohet në mënyrë paraprake, ka rënë pikërisht pranë zonës së liqenit të Shkodrës.
Ende nuk dihen arsyet e vërteta që mund ta kenë shkaktuar atë, por gjithsesi, për momentin ekipi hetimor është i mendimit se kjo mund të ketë ndodhur nga pakujdesia e dikujt ...(vijon).
n.e/NOA