English

Clinton: Bin Laden Fshihet Në Pakistan

ISLAMABAD, 19 korrik /ATSH-MIA/ - Lideri i rrjetit terrorist al Kaeda, Osama bin Laden fshihet në Pakistan, deklaroi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në një intervistë për një televizion pakistanez. "Mendoj se Osama bin Laden është këtu në Pakistan dhe do të përbënte një sukses të madh nëse liderët e al Kaedës arrestoheshin", deklaroi Klinton, e cila zhvilloi një vizitë në kryeqytetin pakistanez, Islamabad./ a.jor.
KOMENTE