Vodafone Albania shtrin fushatën për riciklimin e celularëve të përdorur, në të gjithë vendin. Vodafone komunikoi se tashmë ka zgjeruar fushatën e saj të riciklimit të celularëve në të gjithë dyqanet e saj në të gjithë Shqipërinë
English Version Below
Tiranë, 19 Korrik 2010 NOA - Vodafone është i vetmi operator shqiptar në fushën e komunikimeve elektronike që nxit riciklimin e aparateve celularë të përdorur. Fillimisht, skema e riciklimit të celularëve u prezantua në vitin 2006 në dyqanet kryesore të Vodafone.
Tashmë, me rreth 100 dyqane në mbarë vendin kompania synon të japë një kontribut gjithnjë e më të madh në mbledhjen dhe riciklimin e celularëve të përdorur si dhe në të njëjtën kohë të përcjellë një mesazh publik sensibilizues për nevojën e të qenit aktivë në mbrojtjen e mjedisit.
Sipas Vodafone, çdo qytetar është i mirëpritur të vizitojë dyqanet Vodafone në të gjithë vendin dhe të dorëzojë për riciklim celularët e përdorur dhe që nuk nevojiten më.
Kjo do të parandalonte hedhjen e tyre në pikat tradicionale të grumbullimit të mbeturinave që nuk ofrojnë mundësinë e veçimit dhe përpunimit të veçantë të baterive dhe pjesëve të tjera të aparateve celularë që janë të dëmshme për mjedisin.
Si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen qytetare për këtë iniciativë sociale, Vodafone do të ofrojë dhe dhurata speciale për 200 qytetarët e parë të cilët do të dorëzojnë aparatet e tyre të përdorur.
Kështu, një karikues universal për celularë që furnizohet vetëm me energji diellore do t’i dhurohet çdo qytetari që do të dorëzojë të paktën 3 aparate celularë të përdorur.
Vodafone i fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje të përbashkët për të mbajtur një ambient të pastër dhe të shëndetshëm.
Më shumë mbi ofertat e Vodafone gjeni në spotin publicitar të saj tek websiti zyrtar i NOA.