English

Durrës, 21 vjeçarja dëmtohet duke pirë detergjent Açe, hetohen rrethanat

Durrës, 19 korrik, NOA – Një 21 vjeçare është helmuar duke pirë detergjent zbardhues për rrobat, Açe, një lëndë vdekjeprurëse.

Ngjarja për të cilën njofton policia e Durrësit ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 12.30 të mesditës, në lagjen 3 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë, 21 vjeçarja A.E., nga Tirana, ka pirë një sasi të këtij detergjenti që i ka shkaktuar më pas dëmtime të shëndetit.

21 vjeçarja posa është pikasur është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë policia ende po heton për rrethanat që e shtynë 21 vjeçaren të kryente këtë veprim në dëm të jetës.

Lidhur me ngjarjen dhe personat ndoshta të implikuar në të po heton prokuroria e Durrësit.

mit/NOA
KOMENTE