English

Durrës, i vodhi 21 mijë lekë në jelek një bashkëudhëtari, ndiqet penalisht autorja

Durrës, 19 korrik, NOA – Në kohë krize vjedhja është një vepër që kryhet rëndom, paçka se kjo vepër penale nuk mund të përligjet si pasojë e saj.

Këtë herë në prangat e policisë ka rënë një 28 vjeçare, me iniciale R.H.

Policia njofton se ajo po procedohet në gjendje të lirë.

Sikundër bën të ditur policia e Durrësit, e divorcuara R.H, banore në Tiranë, është kallëzuar para dy ditësh në polici nga një qytetar tjetër, 46 vjeçari T.Gj., banor në Durrës.

Kallëzuesi shpjegoi pranë policisë se 28 vjeçarja i ka vjedhur në xhepin e jelekut shumën prej 21 000 lekësh të reja, në kohen kur po udhëtonin nga Durrësi drejt Kavajës, me fugonin me targa DR1156 F.

Ndonëse nuk është arrestuar, autorja e vjedhjes po ndiqet penalisht nga prokuroria e Durrësit në gjendje të lirë.

mit/NOA
KOMENTE