Durrës, 19 korrik, NOA – Keqtrajtimi i të miturve, për shkakun e thjeshtë se ata janë krejt të pambrojtur ndaj të rriturve është një temë tashmë e hapur rëndom në shqoërinë tonë.
Por, mbetet rishtas e pakapërdishme, që një nënë të keqtrajtojë fëmijën e saj.
Pikërisht kjo i ka ndodhur 8 vjeçarit E.B, emrin e të cilës policia nuk e bën të ditur. Sipas policisë, 34 vjeçarja nga Puka dhe banuese në lagjen 14 në Durrës ka keqtrajtuar fëmijën e saj rreth orës 8 të mëngjesit të dy ditëve më parë për motive të dobëta.
I mituri është dërguar menjëherë në spital dhe pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, është dërguar në banesë.
Tashmë nëna keqtrajtuese e të birit të vet po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për keqtrajtimin e të miturve.
mit/NOA