English

Elbasan: Operacioni ' Holiday', Në Pranga 12 Shtetas

ELBASAN, 19 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar " Holiday" ku vetëm gjatë 48 orëve të fundit është bërë i mundur arrestimi i 12 personave. Zëdhënësja e Policisë së Elbasanit, Valbona Begu, bën të ditur se " brenda 48-orëve të fundit është bërë e mundur kapja e 12 personave të shpallur në kërkim policor. Konkretisht janë arrestuar shtetasit, Gentian Panxhi, 26 vjeç si edhe Klajdi Mato, të cilët akuzohen për veprën penale të "vjedhjes së kryer në bashkëpunim". Gjithashtu janë arrestuar shtetasit, Agim Dervishi 50 vjeç, Ermal Kotorri 23 vjeç, Ismail Cekoja 32 vjeç, Azem Cepi 29 vjeç, Elton Kumberaj 22 vjeç, si edhe Arsen Malaj. Shtetasit e sipërpërmendur akuzohen për veprën penale "plagosje e rëndë me dashje". Në vijim të këtij operacioni janë arrestuar shtetasit Eduart Selimi 31 vjeç si edhe Edmir Selimi 26 vjeç nën akuzën e " shkatërrim i pronës". Mësohet se Policia ka arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, shtetasin Partizan Hasa, i cili akuzohet për veprën penale " Dezertim" si edhe Aleksandër Baha, nën akuzën e "Armëmbajtjes pa leje". 12 shtetasit ndodhen në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Elbasanit në pritje të hetimeve për veprat penale të kryera. /gj.m/
KOMENTE