English

Elbasan:Rritet Fluksi I Emigrantëve, Policia Shton Masat E Sigurisë Në Rrugë

ELBASAN, 19 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/.- Policia e Elbasanit ka rritur numrin e policëve dhe masat për mënjanimin e aksidenteve në rrugë, pasi gjysma e dytë e korrikut ka sjellë një numër të lartë emigrantësh në qytet dhe rrethina në këtë sezon veror. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga shtetet fqinje, Greqia dhe Italia, duke rritur ndjeshëm trafikun në rrugët kryesore të qytetit. Drejtori i Drejtorisë së Policisë Saimir Muça thotë për ATSH se, "për të mënjanuar aksidentet në rrugë të qytetit por edhe në dalje të tij, janë marrë masat duke shtuar numurin e efektivate të policisë rrugore në çdo kryqëzim brenda në qytet". Megjithëse fluksi i automjeteve ka ardhur në rritje në këte sezon veror, Muça deklaron se "aksidenet kanë qenë të pakta në numër po ta krahasosh me një vit më pare. Në të shumtën e rasteve janë numëruar aksidente pa pasoja në njerëz, por vetëm në dëmtime të automjteve dhe gjithashtu janë të pakta rastet e plagosjeve të lehta në njerëz"./a.s/
KOMENTE