English

Gjiri I Meksikës - Bp Njofton Se Deri Tani Kosto E Operacioneve Ka Arritur 4 Miliardë Dollarë

ROMË, 19 korrik /ATSH-ANSA/ - Kompania britanike BP njoftoi sot se operacionet për neutralizimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës i kanë kushtuar, deri tani, 3.95 miliardë dollarë, më shumë se 3 miliardë euro. Ndërkohë në Kinë autoritetet po përpiqen të izolojnë një njollë nafte rreth 50 kilometra katrorë që u krijua pas shpërthimit të dy depozitave në portin Dalian, në brigjet verilindore të vendit. Pas shpërthimit mijëra zjarrfikës punuan për 15 orë për të fikur zjarrin e madh. /e.v/
KOMENTE