Tiranë, 19 korrik, NOA – Seanca e ardhshme gjyqësore mbi tragjedinë e Gërdecit, do përmbajë edhe përgjigjen e trupit gjykues lidhur me pretendimin e ngritur sot nga avokatët e të pandehurve të saj, për lirimin e tyre.
Ky është vendimi i marrë nga gjykatësit e çështjes në fjalë, për kërkesën e avokatëve Haxhia dhe Asllani se ka ardhur koha që të pandehurit Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari, duhet të lirohen nga qelitë.
E kjo sipas tyre, pasi atyre u ka skaduar tashmë afati i paraburgimit.
Ky është pretendimi që avokatët e tyre kanë ngritur gjatë seancës së sotme të procesit “Gërdeci”.
Por ai ka ndeshur në kundërshtimin e ashpër të përfaqësuesve të organit të akuzës, sipas të cilëve të pandehurit duhet të qëndrojnë në qeli, derisa të njihen me vendimin e gjykatës.
Duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së avokatëve të të pandehurve të Gërdecit, prokurorët kanë pohuar se “afatet në paraburgim nisin kur mbërrin dosja në gjykatë”.
n.e/NOA