English

Greqi - Grevë Pesëditore E Mjekëve Të Spitaleve Shtetërore

ATHINË, 19 korrik /ATSH-MIA/ - Mjekët e spitaleve shtetërore në Greqi prej sot fillojnë një grevë pesëditore me kërkesën për rritjen e shpenzimeve në buxhet për qendrat shëndetësore të vendit, njoftuan burime të ndryshme. Mjekët kanë hedhur poshtë projektligjin e Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas tyre, përpiqet të privatizojë shërbimin shëndetësor spitalor./ a.jor.
KOMENTE