Greqi - Policia: Vrasja E Gazetarit Nuk Është Terrorizëm
ATHINË, 19 korrik /ATSH-ANSA/ - Vrasja e gazetarit grek, Socrates Golias, mëngjesin e sotëm në Athinë, "nuk është kryer nga ndonjë organizatë terroriste", njoftoi sot policia, që duket e orientuar nga hipoteza e një vrasje lidhur me krimin e organizuar.
"Deri tani të gjitha të dhënat që kemi mbledhur duket se e përjashtojnë hipotezën e një akti terrorist", deklaroi për ANSA një burim i policisë, i cili theksoi se në hetime nuk po marrin pjesë skuadrat e antiterrorizmit.
Sipas avokatit të viktimës, cituar nga mediat, "Golias merrte çdo ditë kërcënime dhe kohët e fundit po shkruante për çështje të lidhura me korrupsionin dhe bashkëpunimet e mafies me bizneset".
Golias u godit nga disa plumba të kalibrit nëntë milimetra, gjuajtur nga një armë automatike e llojit "Uzi" dhe policia gjeti në vendngjarje 21 gëzhoja.
/e.v/