English

Ivanov ngushëllon Topin për aksidentin tragjik

Shkup, 19 Korrik, NOA – Presidenti maqedonas, George Ivanov, me anë të një telegrami, ka ngushëlluar homologun e tij shqiptar, Bamir Topi, lidhur me tragjedinë e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në aksin Fushë Arrëz-Durrës, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Me dhembje të madhe e mora lajmin tragjik për fatkeqësinë e autobusit dhe thellë më vjen keq për jetët e humbura. Z. President, më lejoni që në emrin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal ta shpreh ngushëllimin tim të thellë deri te ju, qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe familjarët e viktimave”, shkruan presidenti Ivanov në letrën e tij dërguar presidentit të Shqipërisë Bamir Topi.

Më tej, ai shton se në këto qaste pikëllimi “lutjet tona janë me ju dhe familjet e viktimave. President ju lutem që shprehjet e keqardhjes time të thellë t’i përcillni deri te familjet e viktimave”.

n.e/NOA

KOMENTE