English

Klinton: Bin Laden jeton në Pakistan

Islamabad, 19 Korrik, NOA – Kreu i organizatës terroriste Al-Kaeda, Osama bin Laden, gjendet në Pakistan.

Një fakt të tillë e ka pohuar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjatë një vizite në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, ku është takuar me zyrtarë të lartë të vendit.

Ajo ka qenë e pranishme edhe në momentin kur Pakistani dhe Afganistani nënshkruan dje një marrëveshje të rëndësishme tregtare që është mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja që ka qënë prej vitesh në procesin e negociatave, do të krijojë kushtet për transportin tokësor të mallrave mes dy vendeve. Ajo duhet të ratifikohet nga parlamenti i Afganistanit.

n.e/NOA

KOMENTE