English

Kosove: Eulex: Perfundojne Kontrollet Per Nje Licence Te Telekomunikimit

PRISHTINË, 19 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kontrollet në tetë mjedise per çështje financiare dhe të korrupsionit në lidhje me një licencë të telekomunikimit, kanë përfunduar, njoftoi sot EULEX. "Gjatë kontrolleve, njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it, në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës kanë marrë me vete dokumente dhe kompjutera, të cilat do të analizohen me kujdes nga prokurorët e PSRK-së bashkë me hetuesit e policisë", thuhet në njoftim. Kontrollet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale (PSRK). Më 15 korrik u njoftua se njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it, në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës, nisen kontrolle në tetë mjedise, tre në Prishtinë, ndërsa pesë të tjerat në Pejë. EULEX njoftoi se këto kontrolle kanë të bëjnë me çështje financiare dhe të korrupsionit në lidhje me një licencë të telekomunikimit. /a.ke/
KOMENTE