English

Kosovë-Kryeministri Thaçi Ngushëllon Kryeministrin Berisha Për Viktimat E Aksidentit Në Fushë-Arrëz

PRISHTINË, 19 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për viktimat e aksidentit tragjik në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz. "Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz", thuhet në telegram. "Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë tuaj, qytetarëve të Shqipërisë dhe familjeve të viktimave, ndërkaq, të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë", thuhet në telegraminin e kryeministrit kosovar Thaçi dërguar homologut shqiptar, Berisha. Pasditen e së shtunës (17 korrik) si pasojë e rrëzimit të një autobozi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë-Arrëz humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë. Për të nderuar jetët e humbura në këtë ngjarje tragjike qeveria shqiptare e shpalli ditën e dielë ditë zie kombëtare. /a.s/
KOMENTE