English

Ksera: Ndryshimet Ne Buxhet Nuk Prekin Programet Bazë Të Mbështetjes Sociale

TIRANE, 19 Korrik/ATSH/- Ndryshimet në ligjinë për Buxhetin 2010, nuk prekin programet bazë të mbështetjes sociale, tha sot Ministri i Punës, Spiro Ksera, në Kuvend. Në fjalën e tij, Ksera prezantoi buxhetin e akorduar në fillim të vitit dhe ndryshimet e bëra atij pas rishikimit për çdo program. Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve në vitin 2010 i është akorduar në total fondi në vlerën 42 miliarde e 596 milion lekë. Me buxhetin e rishikuar ai është në vlerën 41 miliarde e 426 milionë lekë, pra me një diferencë prej 1 miliarde e 170 milion lekë. "Ndryshimi i fondeve buxhetore nuk do të prekë dhe as deformojë sektorët bazë dhe prioritet që rendita më lart", deklaroi Ksera, duke theksuar se ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me reduktimin e shpenzimeve operative, dietat, udhëtimet, telefonatat, kursimet në energji brenda dikastereve tona etj./e.gj//a.ke/
KOMENTE