English

Kutitë dhe bojkoti që duhet harruar

Harrojeni se po nuk hapet kutite, ne te bojkotojme zgjedhjet e pushtetit lokal, ne nuk ju leme do jemi perballe deri diten qe vota e garantuar do t’ju largojë

Nga Eltar Deda*

Deputet i PS

Paraqitja e projekt -ligjit per shkurtimin e buxhetit tuaj qeverises, tregon me se miri se ju keni deshtuar dhe po vertetoni nje te vertete te madhe, te cilen ju keni kaq kohe, qe jua fshehni shqiptareve, krizen e rende ne te cilen ndodhet ekonomia e vendit tone. Krize e cila, ka ardhur vetem si rezultat i politikes tuaj tejet koruptive.

Diskutimin tim e kam pare ne dy linja : se pari si Deputet Qarkut te Vlores dhe se dyti si anetar i KPCSSH.

Si Deputet i Qarkut te Vlores, i zgjedhur nga ky komunitet, por ne menyre te vecante si perfaqesues i qytetareve te Vlores, vota ime eshte pro ketij projekti. E them vertet pro, pasi ne projektin qe ju paraqisni investimet tuaja ne qytetin tim jane zero, ketu e pese vjet rrjesht. Prandaj, ju nga zero investime, e keni perforcuar ne zero investime te medhaja.

Ju lumte, duket qe jeni komuniste te vendosur se e mbani fjalen.

Te nderuar kolege, gjate qendrimit tim ne kete fundjave ne Vlore dhe kur po pergatisja diskutimin, gjate kontakteve me elektoratin, ma dhe zgjidhjen nje qytetar i vjeter dhe shume i respektueshem. Sikur te ktheje leket Kryetarja e Kuvendit per aq kohe sa ka mashtruar me dietat sikur jeton ne Shkoder dhe jo ne mes te bllokut, rruga e lagjes se tij do te ishte mbaruar menjehere, pavaresisht krizes. Prandaj, ktheji leket zonja Kryetare dhe mos vazhdo qe te besh propaganden e Zonjes se Pare te kohes se diktatures sikur ti flet ne emer te demokracise.

E theksoj kete pasi

Numri i te papuneve gjate tremujorit te dyte te vitit 2010, ne qytetin e Vlores, arriti ne 3. 845 te papune te rregjistruar, ndersa ne rang Qarku ky numer shkoi 6. 604 te papune. Nga 3845 te papune, 420 prej tyre marrin pagese papunesie te plote, ndersa ne rang Qarku numri i te papuneve qe perfitojne pagese papunesie shkon 516 persona. Me i madh eshte numri i personave qe trajtohen me ndihme ekonomike, 2. 070 ne qytet, ndersa ne rang Qarku numri shkon ne 2. 724 persona. Pra sic e shihni varferia eshte ne rritje ne kete zone te cilen qeveria juaj e lakmon me makuteri te zellshme. Te dhena keto te Zyres se Punes Vlore, marre nga Instituti i Statistikave.

Investimet

I vetmi investim qe ka dy vjet qe po trumbetohet me shume buje eshte rruga kuc baba-topana. Duhej te ishin investuar gjithsej 35. 000. 000 leke. Para disa ditesh, TVSH ka dhene nje emision, ku krtikohej bashkia qe nuk ka nderhyre ne kete rruge, pa dhene asnje sqarim se kush duhej ta financonte. Keni hyre deri atje, sa nuk dini as ti mesoni median e tatim paguesve shqiptar dhe e fusni ne qorsokak.

1. K. U. Z. eshte ne vlere totale financimi 96. 000. 000 leke.

2. Shkolla 24 Maji eshte financim per rikonstruksion.

3. Shkolla Z. Lelo eshte ndertim I nje godine te re.

Perpara dy seancave ju miratuat nje akt- normativ per hidrokarburet. Ne e ngritem zerin dhe sollem ketu, shqetesimet e verteta ne lidhje me problematiken qe hasin punonjesit e ketij sektori. Kerkuam me force, mbeshtetje ne menyre qe te ngushtohen problemet sociale dhe te gjendet nje zgjidhje per ata punonjes. Pergjigjia ishte: punetoret u hoqen me liste partie nga puna dhe zoti Minister na doli me nje afere korruptive, me transferte lekesh te nje shume marramendese prej 1. 8 milionesh. Fjalori i juaj keto dite neper media zoti Minister, eshte jashte cdo edukate te familjeve shqiptare. Me paturpesine me te madhe shume fyese per te gjithe popullin shqiptar. Perseri ju, zoti Kryeminister, qendroni dhe beni sehir, hajduteve te tille dhe ne te njejten kohe, nuk merni minimalisht mundimin ta shkarkoni menjehere dhe t’ia dorezoni Prokurorise. Megjthate mbajeni se ju duhet ta kini me vete , kur tju largoje populli me vote, si koka e rrjetes se merimanges se korrupsionit, qe po e shkaterron ekonomine e vendit tone.

Si Deputet mjek dhe anetar i KPCSSH, nuk mund ta jap voten pro. Nuk mund te pranoj ne asnje menyre shkurtimin e buxhetit te Ministrise se Shendetesise edhe pse Ministri e pranon kete gje. Pasi keni deshtuar totalisht ne politiken e financimit te sektorit te shendetesise, se premtuat qe do ta conit ne 4% te GDP.

Ne kushte te gjendjes se institucineve shendetesore shume kritike, MSH i paraqet parlamentit shkurtimin ne dy zera. 65 % shkurtim ne fondin e investimeve dhe 22 % ne fondin e shpenzimeve operative. Nuk mund ta pranojme, ne kushtet e nje sistemi tejet dramatik, per nga gjendja e institucioneve te shendetesise si dhe nga dhenia e sherbimit shendetesor qe le per te deshiruar, shkurtimin e ketij buxheti.

Drejtuesit e MSH, nuk jane ne gjendje te na thone se sa % eshte realizuar buxheti si 6 -mujor. Ministri nuk eshte ne gjendje, qe te deklaroje se sa eshte ky realizim. 15-20 % e tyre jane levruar, kurse pjesa tjeter ne raportin e derguar prane komisionit ose ishte ngrire nga qeveria, si rezultat i krizes se rende ekonomike, ose si rezultat i paaftesise se MSH per te qene e gatshme qe te levroje keto fonde. Por korrupsioni qe mbulon kete Ministri, ka bere qe ne te ndodhemi para nje fakti te kryer, ku per 6 muajt e ardhshem, jo vetem qe nuk do permiresohet situata ne sistemin shendetesor, por do te kemi akoma me shume rendim te situates, perkeqesim te kushteve, si rezultat vetem te paaftesise se qeverise ne teresi dhe MSH dhe strukturave te saj ne vecanti.

Ne keto kushte, te kesaj gjendje te renduar te institucioneve qe japin sherbimin shendetesor, do ti kushtoje akoma me pak blerje paisje mjekesore per te gjithe spitalet e Shqiperise. Akoma me pak rikonstruksione dhe ndertime te reja. Me pak paisje dhe mobilim, mungese te paisjeve elektronike dhe elektrike, si dhe kosto lokale dhe TVSH te renduar per finacimet e huaja. Kjo do te jete gjendja e institucioneve qe duhet te japin sherbim shendetesor, te cilin ne vend qe ta ngreme ne nivele cilesisht te larta, vazhdojne akoma ta rendojne dhe ta fusin ne kthetrat e paaftesise, per te menaxhuar.

Dhe te bjere pre e korrupsionit preferencial klientelist te Ministrit i cili, sic thote dhe populli “sheh rrushi rrushin” dhe piqet.

Ju shikon juve z. Kryeminister, qe e keni kthyer zyren tuaj ne guzhine te korrupsionit familjar dhe shkon me gjithe fuqine qe i jep posti, favorizon njerezit e familjes se tij ne tendera koruptive.

Do te ishte ne te mire te popullit dhe ne sherbim te vendit, qe ju z. Kryeminister te pranoni transparence per te gjithe qeverisjen tuaj, ne lidhje me efektet qe peson ekonomia jone. Pasi korrupsioni po e gllaberon dhe juve ju jane errur syte nga perfitimet me shuma marramendese. Ju garantojme se transparenca jone do te jete deri ne anullimin e tenderave te privatizimeve me perfitime familjare.

Per te fshehur te gjitha keto, ju nuk po e pranoni kete transparence qe ne po kerkojme. Transparence, e cila eshte guri i themelit te luftes se korrupsionit si edhe per te mbajtur ne kete gjendje kritike ekonomine e vendit, sepse duhet qe ju te fshihni pushtetin e marre me vote te vjedhur, per te vazhduar ta vidhni edhe me shume cdo dite.

Populli do te jete ai, i cili do ju largoje nga pushteti me vote te lire, pasi ju te pranoni transparencen. Dhe harrojeni se po nuk hapet kutite, ne te bojkotojme zgjedhjet e pushtetit lokal, ne nuk ju leme do jemi perballe deri diten qe vota e garantuar do t’ju largoje.

(*) Fjala e mbajtur dje në Kuvend

KOMENTE