Kuvend - Opozita Braktis Sallen, Nuk Voton Ndryshimet Në Buxhet
TIRANË, 19 Korrik/ATSH/- Deputetët e Partisë Socialiste, pas 12 orësh debat në Kuvend, braktisën punimet e Kuvendit duke shprehur qëndrimin e tyre kundër ndryshimeve në p/ligjin, "Për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2010".
Duke folur në emër të grupit parlamentar socialist, deputeti i PS-së, Ilir Beqja tha se, "deputetët e PS-së, shpjeguan pse ky buxhet nuk e zgjidh krizën ekonomike por e thellon atë dhe ka vetëm një arsye pas vitesh qeverisje që është korrupsioni qeveritar".
" Ky buxhet nuk e zgjidh asgjë, tha Beqja duke shtuar se, "PS e ka treguar të vërtetën e krizës ekonomike që në fillimet e vitit që kaloi dhe i ka paralajmëruar pasojat që do të vinin për familjet shqiptare", duke shtuar më tej, se
"ky buxhet nuk ka qënë transparent".
Me përfundimin e fjalës së deputetit Beqja, socialistët u larguan nga salla e Kuvendit./n.m/