English

Lamtumirë vaksinës me injeksion, tani do bëhet me ngjitje

Atlanta, 19 Korrik, NOA –Lamtumirë vaksinës me injeksion, tani do të mjaftojë vetëm një solucion që të ngjitet në lëkurë për të depërtuar në brendësi të saj solucionin e duhur, pa përjetuar asnjë dhimbje.

Risia e shpikur nga eksperti Mark Prausnitz dhe ekipi i tij në Institutin e Teknologjisë “Georgi” në Atlanta, është cilësuar e vlefshme duke u nisur nga fakti se injeksionet i bëjnë të vuajnë shumë fëmijët, të cilët janë edhe kategoria kryesore e njerëzve të cilëve u injektohen vaksinat, në fillim të jetës së tyre.

E mira tjetër e saj është edhe sepse eliminon shiringat dhe rreziqet që ato mbartin, sikundër marrja e vaksinës kthehet në një akt i cili mund të kryhet edhe në shtëpi, në mënyrë komode.

Ajo vlerësohet mbi të gjitha si mjaft praktike për vaksina sezonale, siç janë ato të gripit apo sëmundjeve të tjera stinore, të cilat merren më shpesh.

n.e/NOA

KOMENTE