English

Malaj: Duke fshehur borxhin e qeverisë, keni rritur borxhin e kompanive

Tiranë, 19 korrik, NOA – “Ju harroni se duke fshehur borxhin e qeverisë, keni rritur borxhin e kompanive”.

Kështu është shprehur gjatë fjalës së tij të mbajtur sot në foltoren e Kuvendit, deputeti socialist, Arben Malaj, në të njëjtën kohë ish-ministër Ekonomie, i cili ka kritikuar draftin e qeverisë për një buxhet të rishikuar, i cili parashikon ulje drastike të shpenzimeve në masën 25 për qind.

“Përkeqësimi i kredibilitetit të publikut ndaj jush, përbën edhe krizën e vërtetë të qeverisë. Ndaj ritmi i qeverisjes suaj është drejt fundit”, iu është drejtuar ai deputetëve të mazhorancës në fjalën e tij.

Duke argumentuar faktin se përse sipas tij nuk duhet të kryhen shpenzimet e ulura në sektorët jetikë të vendit, si shëndetësia, arsimi dhe në infrastruktura, ai tha se përmes një rruge të tillë, goditet në të vërtetë mirëqënia e qytetarit, edhe pse qeveria pohon se përmes tyre do të rritet ekonomia e vendit....(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE