English

Nato: Komuniteti Ndërkombëtar Nënvlerëson Misionin Në Afganistan

KOPENHAGË, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Komuniteti ndërkombëtar nënvlerësoi vështirësinë e misionit të përmbushur në Afganistan, konfirmoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në një intervistë për stacionin televiziv danez, TV2 News. "Sinqerisht, unë mendoj se se komuniteti ndërkombëtar ka nënvlerësuar misionin në Afganistan. Kjo është arsyeja pse duhet më shumë kohë për t'u ardhur në ndihmë afganëve për të vendosur mjaftueshëm kapacitetet për rindërtimin e vendit dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet'', deklaroi ai një ditë para zhvillimit të një konference të donatorëve në Kabul. Përfaqësuesit e më shumë se 60 vendeve duke përfshirë dhe sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe organizatat ndërkombëtare do të marrin pjesë në këtë takim./ /ec/ a.jor.
KOMENTE