English

Nishani: Forcimi I Shtetit Të Së Drejtës, Detyrim Apsolut Ndaj Qytetarëve Dhe Procesit Për Integrimin Në Be

-Deklaron ministri i Drejtesisë Bujar Nishani, gjatë prezantimit të draft strategjisë për reformën në drejtësi- TIRANE, 19 Korrik/ATSH/ Mirëfunksionimi i sistemit të drejtesisë, rritja e efiçensës dhe transparencës së tij, rritja e aksesit dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve si dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit, janë disa nga objektivat madhore të Strategjisë për reformën në drejtësi, të prezantuara sot nga ministri i Drejtesisë, Bujar Nishani, në një takim me karakter konsultativ, me përfaqësues të institucioneve të drejtesisë, si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykatës, Prokurorisë, etj. Sipas Nishanit, draft strategjia për reformën në drejtesi, e hartuar nga Ministria e Drejtesisë, në konsultim me aktorët e sistemit të drejtësisë, në fund të këtij viti do t'i kalojë për miratim Qeverisë. "Me anë të kësaj strategjie synohet përsosja e sistemit të drejtësise, rritja e aksesit të publikut dhe besimit te tij, duke forcuar e rritur kontributin e sektorit në zhvillimin e vendit dhe përshpejtimin e procesit integrues në BE", tha Nishani, duke garantuar respektimin e parimeve të pavaresisë dhe paanësisë të drejtesise. Kreu i Ministrisë së Drejtesisë, Bujar Nishani, theksoi se, strategjia, mbeshtetet në objektivat e deklaruara të qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës. "Forcimi i shtetit të së drejtës është një detyrim apsolut ndaj qytetareve si dhe ndaj procesit për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, tha ministri Nishani, duke shprehur rëndësinë e reformës në drejtësi. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani shprehu falenderime për aktorët e drejtesisë për kontributin në hartimin e draftit për reformën në drejtësi duke i siguruar ato, për forcimin e metjeshëm të bashkëpunimit në të ardhmen. Hollësitë mbi këtë strategji, e cila është në fazën e konsultimeve me grupet e interesit, u bënë të ditura nga Zëvendesministrja e drejtësisë, Brikena Kasmi, e cila e quajti dokumentin të rëndësishëm për zhvillimin e shtetit demokratik. Sipas saj, draft strategjia identifikon problematikën e hasur në sistem si, kondradiktat ligjore, llogaridhënien, statusin e gjyqtarit, ekzekutimin e Titujve Gjyqësore, inspektimet etj, dhe ofron zgjidhje nëpërmjet përmirësimit në legjislacion, mbështetur në standartet perendimore. Gjithashtu, drafti që do të shërbejë si një udhërrëfyes, parashikon mekanizma për rritjen e transparencës, aksesit të publikut, përmirësimin e cilësisë së sherbimit, teknologjisë së informacionit si dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit. a.m/f.n/
KOMENTE