English

Osbe Dënon Vrasjen E Një Gazetari Në Athinë

VJENË, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dënoi vrasjen e një gazetari grek mëngjesin e sotëm në Athinë dhe i kërkoi autoriteteve greke të nxjerrin fajtorët para drejtësisë. "U kërkoj autoriteteve greke të garantojnë se kjo vrasje do të hetohet shpejt dhe që publiku do të informohet vazhdimisht për çdo zhvillim'', deklaroi përfaqësuesja e OSBE-së, me median, Dunja Mijatoviç. "Spresoj që përgjegjësit e kësaj vrasjeje të tmerrshme do të dalin sa më shpejt para drejtësisë'', shtoi ajo në një komunikatë. Socratis Guiolias, 37 vjeç, gazetar politik, punonjës në një radio private u vra nga një grup që përbëhej nga tre agresorë që hapën zjarr kundër tij./ /ec/ a.jor.
KOMENTE