English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 19 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" GJND-ja, RAST PËR TË DËSHMUAR NDASITË E BE-së BE-ja përgatit reagimin pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - Burime diplomatike të BE-së pohojnë se Serbia i ka refuzuar të gjitha idetë e BE-së dhe Serbia është gati për konfrontim me shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pas mendimit të GJND-së. Me gjithë paralajmërimet për pasoja, Serbia do të kërkojë debat dhe Rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për negociata të reja për statusin e Kosovës. Tituj të tjerë: -Montgomery: SHBA-ja vështirë të lejojë ndarjen e Kosovës -Nenad Cvetkoviq zgjidhet kryetar i Parteshit -Berisha apelon për ndihmë në lobimin për pavarësinë (James Berisha) -Qershori lë Trustin edhe pa 6 milionë euro -Ndarja e buxhetit sipas "zonave të interesit" -AAK-ja e kushtëzon votën për Projektligjin për Prishtinën -Orkestra e Kosovës impresionon Japoninë "Express" SUPERJAVA - Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë do ta nisë një superjavë për Kosovën. Ky mendim mbyll një çështje dhe hap një tjetër, temën më popullore në vend: Veriun. Do të merremi me të, nëse na lejon lufta teorike që i është shpallur korrupsionit. - Analizë Tituj të tjerë: -Zi në Shqipëri - Shqipëria ishte në zi, të dielën, pasi 14 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u lënduan, në një aksident rrugor. Tragjedia ndodhi afërsisht në vendin e njëjtë ku më parë gjetën vdekjen maturantët nga Malisheva. Liderët kosovarë ngushëlluan shtetin shqiptar. -Prokurori kroat - Ambasadori kroat në Prishtinë, Zlatko Kramariç, ka bërë vlerësime të ashpra për politikanët kosovarë. Sipas tij, ata po e mjelin Kosovën si një lopë qumështi. Këto deklarime e kanë nervozuar Ministrin e Jashtëm, Gordan Jandrokoviç. Ai e kërcënoi ambasadorin me largim nga detyra. Autoritetet në Prishtinë janë në dijeni për këto komente, por nuk kanë qëndrim për rastin. -Vonë për ndarje -Tallja me qytetarët e Kosovës -Koment - Sui generis - Të gjitha parashikimet flasin se verdikti i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës, edhe në rast se ky trup më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare shprehet me formulime asnjanëse, relativizuese dhe "diplomatike", që mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. "Bota Sot" VARSHMËRIA NDAJ NDËRKOMBËTARËVE PO E DËMTON KOSOVËN Politika kosovare servile e asaj ndërkombëtare Tituj të tjerë: - Kosova nuk duhet të jetë një njësi zgjedhore! Kërkohen ndryshime thelbësore në Ligjin për zgjedhjet - Berisha: Të gjithë së bashku ta përballojmë dhimbjen - Humbën jetën 14 veta, ditë zie në Shqipëri - Të ndërlikuara dhe të paparashikueshme - Kosova skeptike për bisedimet - Pas GJND-së, loja luhet në Veri - Kosova e kërcënuar nga shpopullimi! - Ka apo nuk ka rënie të natalitetit? 10 mijë lindje më pak "Zëri" E ENJTJA E FINALES NË GJND Nga 15 gjykatësit e GJND-së, 8 janë nga vendet që e kanë njohur Kosovën dhe 7 të tjerë jo Tituj të tjerë: - Thaçi udhëtoi për në SHBA - SHBA nuk lejon ndarjen e Kosovës - Parteshi iu përgjigj balotazhit - Mitrovica kundër Mujës - Shqipëria në zi për 14 viktimat - Opinione - Artileria verbale dhe konfuzioni politik "Epoka e Re" NDËRROHEN KOMANDANTËT E POLICISË Nuk jam i kënaqur me punën e disa eprorëve në veri - Politika, pengesë për integrimin e veriut - Flet Behar Selimi, ushtrues deyre i drejtorit të Policisë së Kosovës Tituj të tjerë: - Kosova ndan dhembjen me vëllezërit shqiptarë - Nenad Cvetkoviq kryetar i komunës së Parteshit - Mbi bisedimet e mundshme Kosovë- Serbi - Kush po i zvogëlon delet dhe livadhin? "Tribuna shqiptare" BISEDIMET E FSHEHTA Prishtina dhe Beogradi, megjithatë po komunikojnë - Burime të ICG-së, të cilat kanë dashur të mbesin anonime, kanë konfirmuar për gazetën "Tribuna Shqiptare" se në mes të Prishtinës dhe Beogradit kanë filluar bisedimet e fshehta. Temë e bisedimeve, sipas këtij burimi, janë përgatitjet për bisedimet e vjeshtës dhe është e sigurt se nuk po bisedohet as për kufijtë as për shkëmbimin e territoreve dhe as për statusin e Kosovës, por për statusin e veriut të Kosovës. Tituj të tjerë: - Shqipëria në ditë zie, 14 të vdekur - Shkup - Ndërrohen 3 ministra shqiptarë - Shumë parregullsi në Presidencë - Dyshimi për rezultat - Zyrtarët në Prishtinë shprehen mjaft skeptikë për rezultatin që mund të sjellin bisedimet e paralajmëruara teknike Kosovë-Serbi. "Infopress" KOSOVA FITUESE NË GJND Kosovës do t'i hiqet barriera për njohje të reja Tituj të tjerë: - Referendum për Kosovën - Shqipëria në zi - Turqit interesohen për katër fabrika - Veriu "parajsë" për kriminelë - Parteshi përsërit shembullin - Editorial - Agjenda e fshehtë "Lajm" EKUIDISTANCA E ICO-së, E DËMSHME Kundërshtohet qëndrimi asnjanës i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO) Tituj të tjerë: - Presidenti i Kosovës ndan dekorata me vendime të njerëzve që punojnë në Presidencë - "Ekspertë", këshilltarët e Presidentit - Rrugët e Prishtinës vazhdojnë të mbeten të mbushura me mbeturina - Kryeqyteti i bërllokut - Prite, prite Azem Galicën! - Presidenti e dekoron Tushën me "Mjeshtër i Madh" "Kosova Sot" KRIZA, QYTETARËT TË ZHYTUR NË BORXHE Përkeqësohet gjendja ekonomike në vend Tituj të tjerë: - Partitë ende pa marrëveshje - Reforma zgjedhore, sherr për kryesuesin e grupit - Betejë e ashpër në Nju-Jork - Kosovarët larg marrjes së Kartës Ndërkombëtare të Sigurimeve - Editoriali - Betejat e humbura serbe. /gj.m/
KOMENTE