English

Policia bllokon lagjen “Partizani” në Elbasan, kërkon 2 të dyshuar për vrasje

Elbasan, 19 korrik, NOA – Ndërsa është vënë në ndjekje të dy personave të shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasje, policia e Elbasanit ka rrethuar paraditen e sotme gjithë lagjen “Partizani” të këtij qyteti, duke kontrolluar në çdo shtëpi dhe duke bllokuar çdo rrugë të saj.

Siç raporton korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA nga vendngjarja, operacioni i ndërmarrë nga forcat policore ka qenë i befasishëm dhe për efekt suksesi ndaj tij, nuk është bërë me dije identiteti i dy personave të kërkuar.

Ndërkaq, mësohet se në këtë operacion të rrufeshëm policor, janë angazhuar edhe forcat e RENEA-s...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE