Rumani - Reforma E Agjencisë Antikorrupsion Gjykohet Si Antikushtetuese
BUKURESHT, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Një ligj i diskutueshëm që parashikon reformimin e agjencisë rumune të antikorrupsionit u gjykua si i antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese duke bllokuar kështu miratimin e tij, njoftoi instanca në një komunikatë.
Gjykata Kushtetuese iu përgjigj pozitivisht një kërkese të presidentit Traian Basescu që e refuzoi këtë ligj.
Ligji i modifikuar plotësisht nga senatorët e organizatave të luftës kundër korrupsionit do të paraqitet sërish në Parlament.
Krijuar në vitin 2007, me hyrjen e Rumanisë në Bashkimin Evropian, agjencia antikorrupsion u ngarkua për verifikimin e konflikteve të interesit dhe rastet e pasurimit të paligjshëm për të gjithë funksionarët e lartë, të zgjedhur dhe kanddatë të mandateve zgjedhore./
/ec/ a.jor.