Rumani - Të Paktën 26 Të Vdekur Pas Përmbytjeve Në Qendër Të Vendit
T
BUKURESHT, 19 korrik /ATSH-MIA/ - Një 51-vjeçare nga qarku Kovasna, në pjesën
qendrore të Rumanisë është viktima e fundit e përmbytjeve në Rumani, si pasojë e reshjeve të dendura, çka solli që bilanci i të vdekurve të arrijë në 26 persona, njoftoi sot media rumune.
Gruaja u mbyt pas përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Belin, i cili dje pasdite doli nga
shtrati për shkak të reshjeve duke shkatërruar edhe rreth 100 shtëpi./
a.jor.