Rusia Teston Raketën Rs-24, Raketë Strategjike E Gjeneratës Së Fundit
MOSKË, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Rusia testoi raketën ndërkontinentale me shumë koka RS-24 të gjeneratës së fundit, njoftoi sot zëvendësministri i Mbrojtjes, Vladimir Popovkine, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
"Ne kemi miratuar dhe vënë në punë raketën RS-24 ''Iars", deklaroi ai.
Kjo raketë e re me shumë koka u testua për herë të parë në maj 2007. Sipas forcave strategjike u kërkua që të zëvendësojë raketat RS-18 dhe RS-20./
/ec/ a.jor.