Serbi - Tadiç Dhe Josipoviç Diskutojnë Fushat E Bashkëpunimit
BEOGRAD, 19 korrik /ATSH-MIA/ - Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç po zhvillon një vizitë dyditore në Serbi, vizita e tij e parë që kur mori postin në fillim të këtij viti, edhe pse marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje vazhdojnë të jenë të tensionuara që prej përfundimit të Luftës së Kroacisë, në fillim të viteve '90, ku u vranë mijëra persona.
Megjithatë, si Josipoviç ashtu edhe homologu i tij serb, Boris Tadiç kanë theksuar nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Ata kanë nënshkruar marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në disa fusha, përfshirë luftën kundër korrupsionit.
Të dy presidentët kanë lënë të kuptohet se qeveritë respektive mund të heqin dorë nga paditë për gjenocid që ato kanë ngritur ndaj njëra-tjetrës./
a.jor.