English

Shfrytëzonin si prostitutë një të mitur në qendër të Tiranës, arrestohen tre të rinjtë

Tiranë, 19 korrik, NOA – Shfrytëzonin me dhunë për prostitucion një vajzë të mitur nga qyteti i Durrësit.

Pikërisht kjo ngjarje e rëndë, që ndodhte prej disa kohësh në periferinë e kryeqytetit dhe në qendër të Tiranës, ka rënë në gjurmët e policisë, e cila përmes operacionit të koduar “Ekstrem” ka zbuluar dhe identifikuar tre dhunuesit e të miturës, 15 vjeçare, e cila ishte detyruar dhunshëm prej tre të rinjve që e shfrytëzonin atë për qëllime prostitucioni.

Mbi akuzën e trafikimit të të miturve për prostitucion u arrestuan në flagrancë nga policia përmes operacionit “Ekstrem”, 20 vjeçari Bledar Abdulla Uka i dënuar më parë për vjedhje; 22 vjeçari nga Lezha Dritan Rasim Uka edhe ky i dënuar më parë për vjedhje dhe 16 vjeçari me iniciale T.T i dënuar edhe ky më parë për vjedhje.

Sipas hetimeve të policisë këta të rinj në bashkëpunim, kanë konsumuar veprën penale të trafikimit të të miturve.

Rasti i gjurmuar, që ndihmoi policinë për kapjen e tre trafikantëve ishte pikërisht ai i 15 vjeçares nga Durrësi.

mit/NOA
KOMENTE