Tiranë, 19 korrik, NOA – “Vetë opozita e kërkoi rishikimin e buxhetit, por tani që kjo po bëhet, ajo e kundërshton atë”.
Kështu u shpreh gjatë fjalës së mbajtur sot në seancë plenare, lidhur me rishikimin e buxhetit për pjesën e mbetur të vitit, ish-zv/ministri i Financave, Shrefedin Shehu.
Sipas tij, ka qenë pikërisht opozita e cila lëshoi pak kohë më parë alarmin për ulje të shpenzimeve në buxhet dhe rishikimin sa më parë të ishte e mundur të tij.
Por sipas Shehut, meqë qeveria është duke e realizuar edhe këtë kërkesë të opozitës, ajo tani reagon duke kundërshtuar, pasi nuk i vjen mirë për një fakt të tillë.
Nga ana tjetër, ai tha se drafti që është paraqitur nga qeveria për rishikimin e buxhetit nuk ka përse të kundërshtohet, pasi korrigjimi i tij në tërësi është më i vogël se 10 përqind.
n.e/NOA