English

Skandali: U premtojnë punësim në Dubai, i çojnë prostituta në Irak e Afganistan

Bagdad, 19 korrik, NOA - Skllavet e seksit në Irak dhe Afganistan, janë denoncuar së fundmi nga një hulumtim i kryer nga një OJQ në Uashington, se përdoren nga njerëzit e ish-Blackuater, grupi privat tashmë famëkeq për masakrat e civilëve në Irak.

Turpi është zbuluar konkretisht nga një hetim i Qendrës për Integritet Publik, publikuar nga “Uashington Post”. Kështu, kërkuesit pohojnë se vajza të Irakut deri në 12-vjeçe detyrohen të prostituojnë nëpër bodrumet e Bagdadit, ndërsa amerikanët i mbledhin dhe i vënë në rresht për pak dollarë.

Vajzat rekrutohen kryesisht në Evropën Lindore me premtimin e një pune, si hostes në Dubai përshembull, dhe pastaj nga atje shmangen dhe veçohen për t’u çuar në zemër të Irakut.

E ndërsa qeveria amerikane ka ndaluar rreptësisht kontraktorët ose punonjësit që të merren me trafikim seksual në zonat e luftës, kjo duket se ka qenë e pashmangshme. Obama nga ana e tij ka bërë me dije se çdo përgjegjës për trafikimin seksual do të pezullohet nga detyra.

Po kush do të kapet në trafikimin seksual dhe do të denoncohet tek autoritetet?

"Ky nuk është një proces i hapur", thotë ish-agjenti Martina Venderberg i organizatës “Human Rights Uatch”, dhe sipas tij “nuk ka vullnet për të zbatuar ligjin".

"Unë pashë veten roje të mbledhur para, ndërsa vajzat e Irakut, përfshirë edhe vajza të moshës 12 dhe 13, ishin prostituta. Unë kam thënë gjithçka për eprorin tim, por asnjë veprim nuk është ndërmarrë dhe kjo brengos mua që të flasim për këtë", tregon një ish-roje që nuk do të nxjerrë emrin nga frika e hakmarrjes.

Ndërsa ish-zëdhënësja e Blackuater, Stacy De Luka, i mohon këto deklarata fuqishëm dhe pohon “Zoti na ruajt”.

Rasti i punëtorëve të Europës Lindore që janë planifikuar të fluturojnë në Dubai dhe do të përfundojë në Irak në vend u zbulua nga një gazetar i pavarur, ndërsa çmimi i seksit është edhe më të fortë në Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE