English

Sofje - Problemet Financiare Detyrojnë Mbylljen E 30 Përfaqësive Diplomatike Dhe Konsullore

SOFJE, 19 korrik /ATSH-MIA/ - Ministria bullgare e Punëve të Jashtme njoftoi listën e 30 përfaqësive diplomatike dhe konsullore, që do t'i mbyllë në kuadër të reformave të punës në shërbimin diplomatik. ''Në listë gjenden ambasada, konsullata të përgjithshme dhe zyra diplomatike në mbarë botën duke përfshirë edhe shtete të BE-së dhe NATO-s si dhe në rajonet me rëndësi strategjike për Bullgarinë'', shkruan gazeta "Puna" në Sofje. Sipas ministrisë mbyllja e tyre do të bëhet gjatë dy-tre viteve të ardhshme, por pritet që lista të pësojë ndryshime pas korrigjimeve në ministri të caktuara. Sipas gazetës, mbyllja e përfaqësive ndërmerret për shkak të problemeve financiare./ a.jor.
KOMENTE