English

Tiranë-Kavajë, pasagjere në fugon, jo për udhëtim por për të plaçkitur burra

Durrës, 19 Korrik 2010 NOA – Udhëtimin me furgonët e linjës ndërurbane, nuk e kishte as për hobi dhe as për nevojë, por thjeshtë për të kryer punën e saj. Dhe puna nuk ishte as në pikënisjen e udhëtimit, Tiranë dhe as në destinacionin e linjës, Kavajë, por përgjatë udhëtimit, duke peshkuar “viktimën” më të parë.

R.H., është 28 vjeçarja nga Tirana, një grua e re e martuar por prej kohësh e divorcuar, e cila u kap pasi u provua se vidhte pasagjerët në fugon.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga drejtoria e Policisë së Durrësi e cila i tha agjencisë NOA se “më date 17.07.2010 filloi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj shtetases R.H., e datëlindjes 13.03.1982, banuese ne Tirane, e divorcuar, me arsim te mesem, e padënuar më parë”.

Sipas të dhënave zyrtare, procedimi penal ndaj 28-vjeçares filloi bazuar në kallëzimin e bërë më datë 17.07.2010 nga shtetasi T.Gj., vitlindja 1964, banues ne lagjen 18 Durres,

Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime nga grupi hetimor që bëjnë të ditur se

46 vjeçari T.Gj., ka qenë brenda në fugonin e linjës Tiranë-Kavajë, me targa DR 1156 F.

Në një moment, 28-vjeçarja i ka vjedhur në xhepin e jelekut shumën prej 21.000 lekë të rinj, në kohen kur po udhëtonin nga Durrësi drejt Kavajës por 46-vjeçari e ka kuptuar se ishte bastisur, vetëm pasi gruaja e re ishte larguar nga fugoni pasi kishte kryer “misionin” e saj.

Në këto kushte i dëmtuari denoncoi në polici vjedhjen dhe për forcat e rendit nuk ishte shumë e vështirë të identifikohej e dyshuara dhe të ndalohej, pas hetimeve që u kryen dhe dëshmive që u morën nga pasagjerët dhe shoferi i fugonit.

Policia tha se materialet hetimore iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per vepren penale te vjedhjes.

a.a/r.n/noa

KOMENTE