Bernë, 19 Korrik, NOA – Pasi erdhi në Shqipëri për të kryer vizita tek të lënduarit nga tragjedia e rëndë e së shtunës në komunën Gjegjan të Pukës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, është rikthyer sërish në Zvicër, për të marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare në Bernë, mbi luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve.
Gjatë qëndrimit atje, bëhet me dijeni se kryeparlamentarja shqiptare ka zhvilluar edhe një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
Ndërkaq, thuhet se Topalli ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës te kryetarët e parlamenteve të vendeve që nuk e njohur ende shtetin e ri.
n.e/NOA