English

Topi familjes së shoferit të tragjedisë: Gjithë shqiptarët ju gjenden pranë

Pukë, 19 korrik, NOA Update – “Të gjithë shqiptarët ju gjenden pranë në këtë ditë të vështirë të jetës suaj”.

Me këto fjalë, presidenti i Republikës, Bamir Topi iu është drejtuar familjarëve të shoferit të autobusit i cili u rrëzua dy ditë më parë në aksin Fushë Arrëz-Durrës, dhe shkaktoi 14 të vdekur.

Viktima Zef Gjergji, vdiq duke u transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa presidenti i Republikës ka qenë te familja e tij për t’i ngushëlluar ata mbi humbjen e rëndë të të dashurit të tyre.

“Uroj të gjeni forcën për të përballuar këtë fatkeqësi”, iu tha Topi sot familjarëve dhe të afërmve të shoferit Zef Gjergji, të cilët pritet që t’i japin atij lamtumirën e fundit.

“Ajo që ndodhi, ishte një tragjedi e rëndë që na shokoi. Por u vunë në gadishmëri të gjitha strukturat për përballimin e saj”, e përfundoi fjalën e tij, kreu i shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE