Tiranë, 19 korrik, NOA – Trafikonin femra për prostitucion me destinacion Kosovën, bien në prangat e policisë së shtetit tre të rinj, një tjetër shpallet në kërkim.
Ishte operacioni i koduar ‘Premtimi”, që finalizoi arrestimin e tre shtetasve të dyshuar për trafikim të femrave për prostitucion.
Tre të arrestuarit e operacionit “Premtimi” janë 26 vjeçari nga Tirana Zylyftar Hakuran Tare; 26 vjeçari Ilir Ali Saraci dhe 25 vjeçari nga Kukësi Agron Tahir Sinani, i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak, denuar me 6- muaj burg”, ndërsa policia shpalli në kërkim 25 vjeçarin Kudus Hoka.
Këta shtetas sikundër njoftoi policia dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në periudha të ndryshme kanë trafikuar femra për prostitucion.
Falë një hetimi intesiv të ushtruar nga policia, rezultoi se Zylyftar Tare, strehonte në banesën e tij, në fshatin Linzë të Tiranës, tre shtetase, të moshave 15, 18 dhe 19 vjeç.
Transportimin e tyre nga Shqipëria drejt Kosovës e ushtronin në bashkëpunim me njëri tjetrin, Ilir Saraçi, Agron Sinani dhe Kudusi Hoka, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të tyre, në Kosovë.
Në bazë të informacioneve operative të poseduara, ka rezultuar se këto shtetas, po përgatitnin terrenin për të siguruar trafikimin e tri vajzave përdrejt Kosovës, përmes pikës së kalimit kufitar.
Një rrugëtim që këtë herë rezultoi në dëm të tre trafikantëve.
mit/NOA