English

Tragjedia rrugore, 8 vjeçari Peraj, ende në luftë për jetën në Spitalin Ushtarak

Tiranë, 19 korrik, NOA – Ndërsa të plagosurit e tjerë në spitalin Ushtarak të kryeqytetit janë jashtë rrezikut për jetën, tetë vjeçari Erikson Peraj ende lufton me vdekjen.

Erikson Peraj, sipas mjekëve pas operacionit pati përmirësime, por gjendja e tij shëndetësore është ende e rënduar për shkak se gjatë aksidentit të rëndë të së shtunës ai ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri.

Megjithatë mjekët po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën 8 vjeçarit.

Gjatë tragjedisë rrugore të ndodhur pasditen e të shtunës, kur autobusi që çonte pasagjerë nga Durrësi drejt Fushë Arrëzit, humbi kontrollin dhe ra në greminë, gjetën vdekjen 14 vetë si dhe u plagosën rëndë 12 të tjerë.

Për tu ardhur në ndihmë familjeve të viktimave të këtij aksidenti të rëndë, qeveria mori përsipër të gjitha shpenzimet e funeraleve të tyre, ndërsa e diela ishte një ditë zie kombëtare.

mit/NOA
KOMENTE