English

Varroset sot shoferi i tragjedisë së Gjegjanit, Topi niset drejt Pukës

Pukë, 19 korrik, NOA – Zhvillohet ditën e sotme ceremonia mortore e shoferit të autobusit i cili u rrëzua dy ditë më parë në aksin Fushë Arrëz-Durrës, dhe shkaktoi 14 të vdekur.

Viktima Zef Gjergji, vdiq duke u transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa sot familjarët dhe të afërmit pritet që t’i japin atij lamtumirën e fundit.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se në ceremoninë mortore të tij, do të jetë i pranishëm edhe vetë presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili sot është nisur drejt Pukës.

Ditën e djeshme, ai i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit presidencial, vizitoi sërish në Spitalin Ushtarak, të plagosurit që i mbijetuan aksidentit tragjik.

n.e/NOA

KOMENTE