English

Vret një person te “Don Bosko”, shpallet në kërkim autori

Tiranë, 19 korrik, NOA – Vdekjen me armë zjarri e ka gjetur mbrëmë në Tiranë edhe një 34 vjeçar, Gëzim Pal Marku.

Gëzim Marku, u vra mbrëmë rreth orës 21.15 në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.

Policia e shtetit mbërritit menjëherë në vendngjarje, sikundër njofton vetë institucioni, dhe nisi hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas policisë, falë një hetimi të shpejtë rezultoi se autori dyshohet të jetë shtetasi 22 vjeçar Artur Aleksandër Lleshi, nga Mirdita, i cili është shpallur në kërkim.

Sikundër bën të ditur policia e Tiranës, ngjarja ndodhi në ambjentet e një lokali në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku autori i dyshuar i vrasjes 22 vjeaari Artur Lleshi ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive të dobta, shtetasin Gëzim Marku, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sikundër mësohet nga burimet në fjalë, motivi i konfliktit ishte se viktima kishte lënë të fejuarën e tij, një gjest që kunati, Artur lleshi nuk e ka kapërdirë dot, ndaj me pretekstin e ruajtjes së nderit të motrës, i mori jetën, ish të fejuarit të saj, një pretekst krimi ky që u ka marrë jetën edhe shumë personave të tjerë.

Aktualisht, policia po heton për kapjen e autorit të vrasjes tashmë të identifikuar.

Policia ka vënë në dispozion shpërblimin prej 5000 euro, për ata shtetas, që do të japin informacion të vlefshëm mbi vendodhjen e autorit, që do të mund të finalizohet me kapjen e tij.

mit/NOA
KOMENTE